Dinamo është rikthyer te fitorja pas shumë kohësh. Ekipi i Di Biaggios ka fituar edhe me fat kundër Laçit, teksa goli i Zabërgja vendosi takimin. Një episod në minutën e 12 vendosi fatin e ndeshjes. Në pjesën e dytë dominimi ishte i gjithi i Laçit. Për ta bërë më keq situatën mendoi Behiratce.
Në minutën e 63, Behiratce mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Ndeshja u kthye me një portë, por Dinamo diti të mbrohej dhe të vuante, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Në stadium ishte prezent edhe Igli Tare që e pa nga afër këtë takim. /Sport Ekspres/
63′ Behiratçe merr kartonin e dytë të verdhë