Wester United i Besart Berishës ka fituar mes dramës kundër Melbourne Victory, duke ia dalë në shifrat 3-4 në transfertë. Sulmuesi shqiptar realizoi dopietën në këtë përballje kundër ish-ekipit të tij, pasi ka qenë më herët pjesë e Melbourne Victory.
Në të dy golat Berisha është shërbyer nga ana e Alesandro Diamantit, një futbollist i njohur ky pasi ka qenë pjesë e Serisë A duke shkëlqyer në disa sezone. Tashmë futbollisti 37-vjeçar është duke vazhduar që të tregojë formën më të mirë në Australi. Sa i përket Berishës, sulmuesi 35-vjeçar shkon në kuotën e 5 golave të shënuara në këto 9 ndeshjet e para të këtij sezoni të ri. /Sport Ekspres/