Kristjan Asllani përjetoi mbrëmjen e makthit ndaj Barcelonës. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 85 të takimit dhe kishte shansin e artë për t’I dhënë Interit fitoren dhe kualifikimin nga grupet e Champions League në minutën e fundit.
I rrëmbyer nga dëshira për t’u kthyer në heroin e mbrëmjes, Asllani zgjodhi që të godiste vetë dhe gaboi, pasi Ter Stegen i kuptoi idenë. Më vonë janë bërë jo pak projeksione për të treguar egoizmin e mesfushorit shqiptar dhe sesa e lehtë do të ishte për t’u shënuar goli nëse do të kishte pasuar. /Sport Ekspres/