Derbi i Torinos ka argëtuar tifozët me gola. Qyteti është veshur bardhezi, teksa Juventusi ka mposhtur Torinon me rezultatin 4-2. Përballja nisi në mënurën më të keqe të mundshme për “Zonjën e Vjetër”, pasi Karamoh shkundi rrjetën që në minutën e 2-të të takimit. Por vetëm 14 minuta më vonë Huan Kuadrado kthen baraspeshën. Sanabria u kundërpërgjigj në minutën e 43-të, ndërsa në minutën shtesë të pjesës së parë Danilo i dërgon shifrat në 2-2.
Rezultati qendron i pandryshuar deri në minutën e 71-të, kur Bremer tundi rrjetën e Torinos. Për të mbyllur historinë e kësaj ndeshjeje mendon Rabio, i cili në minutën e 80 fikson shifrat në 4-2. Një përmbysje e madhe e Juventusit, që ngjitet në vendin e 7 dhe tregon “dhembët“ në garën për Champions League. Bardhezinjtë gjenden vetëm 10 pikë larg vendit të katërt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOAL! ADRIEN RABIOT IS BACK!? ??pic.twitter.com/Nt8nDZpL3x
— Max Statman (@emaxstatman) February 28, 2023