Ka përfunduar derbi i parakohshëm i kryeqytetit. Tirana ka mposhtur Dinamon me shifrat 2-0, duke fituar kështu ballafaqimin e parë me blutë e kryeqytetit. Miqësorja e zhvilluar në Pogradec është vendosur në minutat e fundit të takimit.
Seferi është i pari që zhbllokon rezultatin, teksa gjen rrugën e rrjetës në minutën e 80. Sulmuesit shqiptar i rikthehet kështu nuhatja e golit, pasi është kritikuar së tepërmi nga tifozët për statistikat e vakëta përpara porte. Ndërkohë në portën e Dinamos ka shënuar edhe Vesel Limaj. Ky i fundit ka shfrytëzuar të hedhur nga këndorja në hyrje të zonës, nda ku nuk gabon të mposhtë portierin kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/