Lojtarët e Juventusit mundën 2-0 Guadalajara në një miqësore mbrëmë dhe Angel Di Maria debutoi për Zonjën e Vjetër. Juve arriti të fitojë ndaj klubit meksikan, ndërsa golat në këtë ndeshje i shënuan Marco de Graca dhe Mattia Compagnon.
Di Maria luajti pjesën e parë në këtë ndeshje, por debutimi i tij me fanellën e Juventus mund të kishte përfunduar fatalisht. Në pjesën e parë të ndeshjes, Di Maria u përplas ashpër me arbitrin dhe mbeti i shtrirë në fushë dhe të gjithë te Juventusi ishin të shqetësuar se argjentinasi ishte lënduar rëndë, por më pas nuk rezultoi aq serioze. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
The referee tackle on Angel Di Maria had me cackling pic.twitter.com/w9B67B1LqZ
— Eduardo Razo (@eddierazo_) July 23, 2022