Data e sotme është e shënuar për Partizanin dhe futbollin shqiptar. 75 vite më parë, më 4 shkurt 1946 futbollit tonë i shtohet një nga skuadrat që më pas do të shkruante histori. Të kuqtë festojnë ditën e sotme përvjetorin e themelimit të tyre, ku numërojnë vite të mbushura me lavdi e trofe.
Plot 16 tituj kampion, 15 Kupa të Shqipërisë, 3 superkupa dhe një Kupë Ballkanike kanë kaluar në duart e klubit të Partizanit, që i kanë siguruar titujt “Nderi i Kombit” dhe “Legjenda e Futbollit Shqiptar”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/