VIDEO/ Dalja e gabuar e portierit, djaloshat e Lampard zhysin Arsenalin për 4 minuta

Chelsea ka shtangur Arsenalin sot në derbin e lojës duke fituar me përmbysje me shifrat 1-2. Fillimisht ishin topçinjtë që do të gjenin rrugën e rrjetës, teksa Aubameyang e dërgon mjaft bukur me kokë topin pas shpinës së portierit kundërshtar në minutën e 13 të takimit.

Shifrat mbetën të pandryshuara deri në minutat e fundit të ndeshjes, kur Chelsea bën atë kthesë të çmendur brenda 4 miutave. Në të 83-tën ishte Jorginho që shtyn në portën e zbrazët topin, duke shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit të Arsenalit në zonë. Ndërkohë në minutën e 89, është djaloshi Abraham që me një rrotullim brenda zone e dërgon topin përmes këmbëve të portierit dhe i ngrin kështu përfundimisht buzëqeshjen Artetës, që ende nuk po arrin të shijojë 3 pikët e para në stolin e Arsenal. Ndërsa VAR-i ka qenë edhe njëherë tjetër i pranishëm, pasi anuloi një 11 metërsh për blutë e Londrës./Sport Ekspres/