Në Korçë nuk i besojnë syve për faktin sesi nuk kanë dalë me tre pikë në përballjen ndaj Bylisit. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-1, por një dramë e vërtetë ishte ajo që përjetoi trajneri Daja me emocionet deri në sekondën e fundit.
Gripshi fali një gol të sigurt në minutën e fundit të takimit, teksa i vetëm me portierin kundërshtar, e ka dërguar topin jashtë. Këtë nuk mundi ta besonte as vetë protagonisti në fjalë, që u bë gati për të festuar.
Por fati e tradhëtoi, ashtu siç do të bënte edhe me Bregun, që do të humbiste një tjetër rast të pastër më herët. Ndërkohë goli i parë erdhi nga Dita nga pika e penalltisë në minutën e 68, ndërsa Bylisi arriti të barazonte me Gaston në të 86. /Sport Ekspres/
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Dita, Taipi, Elezi, Bregu, Gripshi, Pusi
Bylis: Hidi, Visente, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Murataj, Munoz, Ndreca, Guindo