VIDEO/ Çmenduri tipike angleze! Lojtari i Shqipërisë U-21 i shënon super gol nga distanca Sunderlandit

Një çmenduri tipike angleze ishte ajo që ndodhi në ndeshjen mes Wycombe dhe Sunderland në League One. Përballja do të niste me shifrat 0-1 që në minutën e 3 të takimit pas autogolit të Stockdale. Ndërkohë në minutën e 13 ishte lojtari i Shqipërisë U-21 që barazoi rezultatin. Anis Mehmeti u shkëput bukur nga kundërshtari dhe lëshoi një predhë nga distanca, që u ndal në cepin e rrjetës. Ky ishte goli i 4 në këtë sezon të League One për Mehmetin.

Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-2, ku të dyja skuadrat arritën të shënonin nga një gol. Në minutën e 93 të takimit ishte Steëart që i dha avantazhin Sunderland për t’i dërguar shifrat në 2-3. Teksa të gjithë prisnin fundin e takimit, Ëycombe do të barazonte në minutën e 98 me Jacobson, me golin që shijoi si fitore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *