Kroaci-Spanjë ka ofruar gjithçka që mund të kërkohet nga një ndeshje futbolli, duke na kujtuar të gjithëve arsyen se përse ky sport është aq i dashur për tifozët. Një gafë e Unai Simon nis serinë e golave në minutën e 20, që nuk ndalet më deri sa topi përfundon plot 8 herë në rrjetë. Spanja ka përmbysur në 1-3 Kroacinë, por për këta të fundit asgjë nuk kishte përfunduar. Një gol në minutën e 84-t dhe më pas në të 92-tën e dërgon sfidën në kohën shtesë, duke shtuar emocionet në këtë përballje.
Megjithatë andaluzianët nuk dëshirojnë të mbeten jashtë këtij Europiani, teksa tundin rrjetën dy herë në pjesën e parë të kohës shtesë. Alvaro Morata zgjohet për të bërë vendimtarin në minutën e 100, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Ojarzabal firmos kualifikimin e Kombëtares spanjolle. Një çmenduri mes 8 golave dërgon kështu Spanjën në çerekfinale të Euro 2020, ku do të presë fituesin e çiftit Francë-Zvicër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/fangazzetta/status/1409575577812676612
https://twitter.com/ss4yoo/status/1409574922716946432