Janë mbyllur 45 minutat e para të takimit mes Shahtjor Donjetskut dhe Borusias Monshengladbah. Gjermanët janë çmendur mbrëmjen e sotme duke shënuar plot 4 gola gjatë pjesës së parë. Seria e golave është hapur nga Plea, i cili që në minutën e 8 tund rrjetën e ukrainasve, ndërsa në të 26-n do të realizonte dopietën e tij me një predhë nga larg.
Ndërkohë në listën e golashënuesëve do të futeshin edhe Kramer dhe Bensebaini, me këtë të fundit që i jep “shuplakën” e 4-t Shahtjorit vetëm 1 minutë përpara përfundimit të pjesës së parë. Monshengladbah po tregon “dhembët” që në fraksionin e parë të lojës, duke “kërcënuar” edhe Interin e Realin e Madridit me paraqitjen e saj se ndoshta kreu i grupit në fund mund t’i përkasë atyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/FootyBOP/status/1323701240522526720
?? #SHKBMG : BUT! Bensebaini (Borussia) inscrit le quatrième but de la rencontre contre le Shakhtar!https://t.co/DJ7UPsdAvj
— Le Fennec (@LeFennecFC) November 3, 2020