Interi ka arritur t’ia dalë përballë Ludogorestit në transfertë me rezultatin 0-2. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 71 të takimit. Pikërisht nga mesfushori danez Christian Eriksen, që erdhi si përforcim në merkaton e dimrit.
Ky ishte goli i parë për këtë futbollist me fanellën e Interit, që erdhi në “Europa League”. Topi ka përfunduar në cepin e rrjetës, duke ia bërë të pamundur portierit që ta evitojë realizimin. Më pas goli tjetër do të vinte në sekondat e fundit, pas një penalltie të ekzekutuar nga Lukaku. Ludogoresti nuk ka goditur asnjëherë në portën kundërshtare, me zikaltrit që kanë arritur të mbyllin çdo aksion. /Sport Ekspres/
Eriksen ?? pic.twitter.com/SaqWN7KIEB
— Inter ? (@interlatam) February 20, 2020