Chelsea ka prerë biletën për në çerekfinale të Champions League-s. Blutë e Londrës kanë përmbysur fitoren e parë 1-0 të Dortmundit në “Stamford Bridge“. Skuadra angleze ka fituar sot me rezultatin 2-0, çka i ka sjellë edhe kualifikimin për më tej. Raheem Sterling zhbllokoi shifrat në minutën e 43-të, ndërsa më parë anësori i kishte anulluar një gol Kai Havertz-it. Megjithatë ky i fundit arrin ta gjejë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë.
Chelsea fiton një penallti dhe Havertz shkon pranë pikës së 11 metrave për të goditur. Topi i gjuajtur prej tij trondit shtyllën, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari vendos të penalltia të përsëritet. Një vendim që ka shkaktuar mjaft polemika në kampin e Dortmundit, të cilët kurrsesi nuk mund të pajtoheshin me një verdikt të tillë. Por vendimi ishte marrë dhe këtë herë Havertz nuk gabon. Topi shkon në rrjetë dhe shifrat ndryshojnë në 2-0. Klubi gjerman merr frenat e lojës në dorë për të ndryshuar fatin e takimit, pavarësisht se në fund përpjekjet e tyre nuk patën sukses. Chelsea fiton 2-0 dhe së bashku me Benfica-n janë dy ekipet e para që shkojnë në çerekfinale të Champions League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
HAVERTZ PENALTY!!
This Team Is On Fire Tonight??!! Everyone Fighting.COME ON CHELSEA !!!! 2-0 DORTMUND
Kepa Potter Koulibaly Chilwell Reece James Cucurella Enzo Kovacic Sterling Havertz Felix Fofana pic.twitter.com/FHBB0mznPO
— Dj Tabz© (@tabagiro) March 7, 2023