Mac Allister është kthyer përsëri në Angli pas pushimeve që mori pas fitimit të Kupës së Botës. Brighton-i ka vendosur t’i bëjë një pritje fantastike kampionit të tij, duke e nderuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë anëtarët e klubit janë rreshtuar për ta takuar dhe për ta duartrokitur për suksesin e arritur.
Në fund, Mac Allister ka marrë në duar Kupën e Botës në duar dhe e ka ngritur përpara shokëve të ekipit. Një gjest për t’u përgëzuar i klubit të Premier League-s, i cili nuk ka pasur më parë Kampionë Bote, çka e bën vërtetë të veçantë suksesin e Mac Allister-it./Sport Ekspres/
World Cup winner Alexis Mac Allister being welcomed back at Brighton ?pic.twitter.com/0FOWFI73dv
— SPORTbible (@sportbible) January 2, 2023