Diego Armando Maradona përbën lajm gjithmonë dhe kjo tashmë është e ditur. Por këtë herë ka vend edhe për teoritë konspirative, për sa kohë nuk ka pamje të qarta. Bëhet fjalë për një ndeshje mes Gymnastics dhe Fencin La Plata, atje ku Maradona gjendej në stol.
Një person iu afrua Maradonas për t’i dhënë një pilulë që duhej ta pinte, duke krijuar një situatë të çuditshme. Menjëherë i është dhënë sinjali pjestarit tjetër të stafit, që të dilte përpara kamerës së “TNT Sport”, e cila po xhironte dhe kapte këtë moment, që të mos shihej Maradona. Pikërisht nga kjo ndihmë e dhënë, nuk dihet ende se çfarë ka konsumuar njeriu i njohur në botën e futbollit, që më pas është parë vetëm me një shishe ujë në dorë. Kjo ka sjellë edhe shumë teori konspirative në rrjetet sociale, që kanë mendime të ndryshme për varësitë që ekzistojnë ende për Maradonën. /Sport Ekspres/
Si los jugadores de Gimnasia trabajaran en equipo como los asistentes de Maradona, estarían primeros en la tabla.pic.twitter.com/Pj2iV09mbO
— Matías ???? (@matiuy89) February 17, 2020