Chelsea ka zhvilluar ditën e sotme një takim miqësor kundër Brightonit, që ka përfunduar në shifrat e barabarta 1-1. Në këtë takim Lampard ka vendosur të hedhë në fushë edhe blerjet e reja të kësaj vere në mënyrë që të debutojnë me fanellën e bluve të Londrës.
Hakim Ziyech dhe Timo Werner kanë bindur që në takimin e parë me Chelsea-n, duke treguar aftësitë dhe klasin e tyre në fushë. Ish-lojtari i Ajax-it ka dhënë një pasim mjeshtëror nga mesfusha drejt zonës, ku Hudson Odoi me kokë e lë topin për Werner.
Gjermani nuk ka gabuar dhe ka tundur menjëherë rrjetën. Vetëm 4 minuta i janë dashur talentit që shpërtheu te Leipzig për të shënuar golin e tij të parë me skuadrën e re. Ndërkohë barazimi ka ardhur në minutën e 90, teksa Gros ekzekuton me sukses një penallti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Timo Werner scores less than 4 minutes into his Chelsea debut ?
What a ball from Ziyech to start the move. Wow. https://t.co/HmInJxwMqS
— LDN (@LDNFootbalI) August 29, 2020