VIDEO/ Çfarë gafe fëmijnore nga Berisha! I dhuron fitoren Celtic, katastrofa e Lacios në Europë

Lacio ka bërë një hap të gabuar në “Europa League”, ndërsa ka humbur me rezultatin 1-2 ndaj Celtic. Një ndeshje kjo ku kryqytetasit italianë ishin të dënuar për të fituar dhe kanë bërë gjithçka për t’ia dalë.

Por fati, gafa e Berishës, super portieri kundërshtar Forster dhe arbitri në një rast ia kanë hequr tre pikët. Në minutën e 66 ishte gjuajtja e Imobile që gjeti pastër dorën e Jullien, por për kryesorin e takimit nuk kishte asnjë kontakt. Golat erdhën në pjesën e parë, fillimisht nga Imobile dhe më pas barazoi Foster.

VAR-i nuk ekziston në “Europa League”, ndërsa disi e çuditshme është që gjithmonë polemikat mbi këto raste vijnë vetëm për ekipet italiane, pavarësisht nëse janë në mbështetje apo kundër tyre.

Për të mbërritur te hyrja si zëvendësues i Valon Berishës, në minutën e 82, kur rezultati ishte 1-1 dhe që me ndeshjen e sotme ku edhe Lacio i dha fund “Europa League”, ka firmosur largimin në janar. Fillimisht për të humbur një rast të pastër për të kaluar në avantazh italianët.

Ndërkohë në aksionin e fundit kur trajneri Inzagi po ulërinte në drejtim të Berishës që kishte sferën në mbrojtje për ta nisur si top të gjatë, mesfushori shqiptar ka bërë më të keqen duke ia dhuruar topin kundërshtarit që Ntcham të dërgojë shifrat në 1-2. Duke parë edhe polemikat e shumta dhe diskutimet që janë hapur për Berishën te Lacios, ndoshta sot, ka vendosur edhe të ardhmen e tij. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online