(VIDEO) Çalhanoglu-Silva, super EuroMilan!

Pas disfatës në Romë, suksesi në Vjenë! Dy qytete të mëdha, por me një ndryshim të madh: Milanin! E ndërsa ndaj Lacios kanë zhgënjyer, në Europë, aty ku është habitati natyral, “Djalli” tregon se kush është dhe bën të harrohen humbjet e Juventusit dhe Napolit, edhe pse po flasim për dy kompeticione të ndryshme.

Mungonte prej 8 vitesh në kompeticionet evropiane dhe rikthimi ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Duke llogaritur edhe ndeshjet kualifikuese (Milan-Kraiova dhe Milan-Shkëndija Tetovë), në total janë plot 15 gola të shënuar në tre ndeshje të zhvilluara. Praktikisht, pesë gola për ndeshje për kuqezinjtë e Montelës, që celebrojnë kështu ndeshjet jashtë kufijve në mënyrën më të mirë. Në Vjenë, aty ku kuqezinjtë kanë histori të bukur, ka ardhur një sukses i jashtëzakonshëm, 5-1.

https://www.youtube.com/watch?v=8uHmbWMKU94

Një fitore që ka ardhur me lojë, ritëm, spektakël, gola por edhe një modul të ri dhe Andre Silvën. Pikërisht portugezi tregon se thuajse 40 mln eurot e shpenzuara janë një investim i rëndësishëm dhe jo më kot. Tripletë e tij, me të djathtën dhe të majtën, i frymëzuar nga Hakan Çalhanoglu, i cili në një rol që i përshtatet, pra si fantazist, ka shkëlqyer, me asiste dhe një silurë të vërtetë, që ka sjellë avantazhin e kuqezinjve. Në pjesën e dytë, Austria e Vjenës ka realizuar një gol që ka vlera statistikore ose për të gëzuar sadopak 40 mijë të pranishmit në stadium, por Suso ka mbyllur llogaritë i sapoaktivuzuar. Në fund, kuqezinjtë kanë ulur ritmin dhe mund të kishin thelluar. Megjithatë, mjaftojnë 5 gola dhe një bindje: skema 3-5-2 është gati! Tashmë, duhen vetëm të tregojnë veten interpretuesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *