Hakan Çalhanoglu është kthyer në një nga lojtarët më të urryer të tifozëve të Milanit. Largimi i tij nga kuqezinjtë për te Interi u konsiderua një tradhëti e hapur nga tifozeria, e cila që nga ajo kohë e ka shigjetuar në çdo rast të mundshëm. Ofendimet në drejtim të tij nuk kanë munguar as mbrëmjen e djeshme.
Tifozët e Milanit po bërtisnin në kor fjalët: “Çalhanoglu, bir k****”, por shumë shpejt fjala e tyre do të mbetej e papërfunduar. Mesfushori turk jep asistin për Lautaro Martinezin, që më pas shënon golin e vetëm të derbit. Kaq mjaftoi që kori fyes ndaj tij të ndërpritej dhe mbështetësit e ekipit kuqezi të heshtnin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
“Calhanoglu figlio-” come mai si sono fermati? pic.twitter.com/t2rgci39ZO
— ??? (@LautaroMartinaz) February 6, 2023