Nuhajta e Brojës për golin duket e pagabueshme. Talenti shqiptar ka fituar besimin e trajnerit të Viteshe, ku tashmë duket të jetë “abonuar” me formacionin titullar. Sulmuesi kuqezi e nisi ndeshjen e sotme kundër Vilemit nga minuta e parë dhe e shpërbleu gjithçka në fushën e lojës.
Në minutën e 63-të Armando Broja shërbehet në zonë, nga ku e dërgon topin në rrjetë. E ardhmja e sulmit të Kombëtares shqiptare hënon kështu golin e 4-t në elitën e futbollit holandez, ndërsa falë këtij goli arrin të përmbysë edhe shifrat e takimit, duke e kaluar Viteshen në avantazh në shifrat 1-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/