VIDEO/ Broja ishte “makthi” që e bëri mbrojtjen e West Ham-it të vuante, 2 penallti dhe një gol janë arsyeja pse e duan me ngulm

West Ham-i prej muajsh po punon për të transferuar Armando Brojën. Klubi londinez është pranë firmës me lojtarin shqiptar, për të cilin është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro. Një këmbëngulje e vazhdueshme e “çekiçëve” që është tërësisht e kuptueshme kur kthehesh pas dhe sheh përballjet me Southampton-in.

Mbrojtja e West Ham-it e ka vuajtur më shumë se kushdo tjetër në Premier League shpejtësinë e Brojës. Në dy sfidat që sulmuesi shqiptar ka qenë nga minuta e parë në fushë kundër tyre, ka arritur të shënojë një gol dhe të fitojë dy penallti. 20-vjeçari ishte shumë i shpejtë për lojtarët e West Ham-it dhe penalltia ishte e vetmja mënyrë për ta ndalur. Sigurisht që pas atyre mbrëmjeve klubi e ka kuptuar fare mirë se me çfarë lojtari kishin të bënin. Jo më kot prej muajsh insistojnë të blejnë kartonin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *