VIDEO/ “Boxing Day” dhuron spektaklin dhe kryeveprën e parë, predha e Barnes ndaj Man Utd

Në Angli nuk njohin periudha festive dhe gjithmonë lojtarët janë në krye të punës së tyre për të argëtuar tifozët. Jemi në “Boxing Day” dhe ndeshja e parë hapëse është ajo mes Leicesterit dhe Manchester United.

Shumë spektakël është dhuruar në këto 45 minutat e para, me rezultatin e pjesës së parë që është mbyllur në shifrat 1-1. Goli i parë ka ardhur nga ana e Rashford i cili nuk mund të gabonte pas pasimit të bukur që iu dhurua nga Fernandes.

Por e gjithë vëmendja i përket Harvey Barnes. Ky i fundit shënoi në minutën e 31 me një predhë e cila ishte e pamundur për t’u evituar nga ana e De Gea, duke u ndalur vetëm në rrjetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *