Një befasi e madhe ka ardhur nga ndeshjet që janë zhvilluar për grupmoshat U-21. Franca e talenteve dhe yjeve të shumtë nuk ka arritur dot që të triumfojë ndaj Ishujve Faroe në transfertë. Kjo tregon qartësisht se mobilizimi dhe serioziteti duhet karshi çdo kundërshtari, pavarësisht emrit që ka në letër. Francezët kaluan në avantazh me Gouiri në minutën e 8, ndërsa u barazuan të 51 me Lokin. Goli i Ishujve Faraoe ishte jo pak i çuditshëm. Portieri francez kërkonte të bënte Nojer duke u gjendur në mesfushë për të pasuar topin. Por gafa e tij ishte amatore dhe Lokin tentoi të godiste menjëherë drejt portës.
Goditja e tij nuk ishte më e mira e mundshme dhe topi po shkonte drejt rrjetës, jo me shpejtësinë e frikshme. Por pavarësisht përpjekjes, lojtarët francez nuk kanë mundur që ta evitojnë. Në minutat e mbetura nuk kishte më shumë histori pavarësisht sulmeve të shumta të Francës. 2 mundësi për gol kundrejt 30 të francezëve, por statistikat e këtij lloji nuk mbahen mend për gjatë. Për më tepër që Ishujt Faroe po kryesojnë grupin me Francën me të njëtën kuotë pikësh, katër të tilla. Sigurisht, sido që të shkojë fati i këtyre kualifikueseve të Europianit, Ishujt Faroe e festuan sot ngritjen e trofeut. /Sport Ekspres/
French u21 were up 1-0 on Faroe Islands.
And then this happened to Leeds keeper Illan Meslier.
Final: 1-1 pic.twitter.com/anJ9KCONU4
— Back Again W/Troopz Podcast (@backagain) September 6, 2021
??U21: Faroe Islands ??- France ?? 1-1?? This is not a drill! The Faroese U21 national team has just drawn 1-1 against France. This is unbelievable. Steffan Løkin with the goal after 55. minutes. This is the end of the game ? @UEFAUnder21 #FaroeIslands pic.twitter.com/OYnHJ3J960
— Tróndur Arge (@ArgeTrondur) September 6, 2021