Franca është larguar nga Europiani pasi humbi kundër Zvicrës në ruletën ruse. Portieri i francezëve, Hugo Lloris, nuk arriti që të priste qoftë edhe një goditje të vetme të lojtarëve të Zvicrës. Megjithëse këtë e bëri gjatë lojës teksa Rodriguez nuk arriti që ta dërgonte dot topin në rrjetë.
Por historia do të rezultonte ndryshe nëse Franca do të kishte “portierin tullac më të çmendur”. Të gjithëve u kujtohet Fabien Barthez. Ky i fundit njihej për zakonin që kishte duke parapëlqyer që të driblonte kundërshtarët, por edhe për vendosjen e çuditshme gjatë penalltive.
Barthez qëndronte ngjitur me shtyllën dhe luante me nervat e kundërshtarëve. Ekzekutuesit e penalltive binin pre e kësaj loje nervash, ndërsa gardiani legjendar i Francës arrinte që të kuptonte idenë e tyre për të mbajtur portën e paprekur. /Sport Ekspres/
Fabien Barthez just loved to make them wait. ? #GKUnion pic.twitter.com/1qSj39XDYY
— The Goalkeepers’ Union Podcast (@GKUnion) May 6, 2020