Barcelona është befasuar në transfertën e sotme, ku ka barazuar në shifrat 1-1 me Granadën. Në minutën e 8 arbitri anullon një gol në pozicion jashtë loje për katalanasit, ndërsa në minutën e 57 ishte De Jong ai i cili zhbllokoi rezultatin. Megjithatë gjërat nuk do të shkonin mirë për blaugranët. Gavi lë skuadrën me 10 lojtarë, pasi në minutën e 79 largohet me karton të kuq.
Me një lojtar mangët në fushë katalanasit lëshojnë terrën. Kur kronometri shënonte minutën e fundit të kohës së rregullt Barcelonës i plas “Granada“ në dorë, teksa Puerta tund rrjetën dhe ndez festën për skuadrën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/AlsalhAd/status/1479896478097231876