Rei Manaj ka lënë përshtypje positive në ndeshjet para sezonit të ri te Barcelona. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 4 gola në 3 ndeshje, ku në asnjërin prej rasteve nuk ka luajtur për 90 minuta të plota. Kjo tregon produktivitetin e lojtarit shqiptar që në vitet e fundit e ka pasur si pikë të dobët kordinimin në zonë.
Shpeshherë thuhet se stërvitja me yjet e futbollit europian mund të jap më tepër sesa aktivizimi si titullar në një ekip të “dorës së dytë”. Absolutisht e vërtetë! Përballja me mbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe portier të kalibrit të lartë, qoftë edhe në stërvitje, të jep shtysë më tepër për t’u përmirësuar.
Barcelona ka treguar në faqen zyrtare disa goditje nga Rei Manaj në stërvitje. Tre gjuajtje që ishin tërësisht të kalibruara nga sulmuesi i Kombëtares, por në dy raste u përballë me një Neto që ishte i aftë të priste gjithçka. /Sport Ekspres/