Barcelona dhe Reali i Madridit e kanë mbyllur pjesën e parë mes spektaklit, për të barazuar në shifrat 1-1. Një përballje që ka dhuruar aksione të shumta nga të dyja skuadrat që po e përligjin pritshmërinë e madhe të tifozëve.
Lionel Mesi ka dhuruar magjinë e futbollit të tij, megjithëse nuk ka arritur që të shënojë. Në minutën e 28 sulmuesi argjentinas krijoi një tjetër moment të rrezikshëm në zonën kundërshtare. Pasi la në vend Casemiron me një lëvizje, avancoi më tej drejt portës, por mesfushori brazilian do t’i rikthehej me një ndërhyrje të guximshme.
Fatmirësisht për të u prek perfeksioni pasi rasti u pa edhe në VAR. Barcelona pretendoi një penallti, që mund të përkëthej edhe në një karton të verdhë që do të ishte i dyti për Casemiron. Por duhet thënë se vazhdimi i lojës ishte një vendim i drejtë pasi Casemiro ka ndërhyrë në largimin e topit dhe pa pasur kontakt me Mesin. /Sport Ekspres/
No era penal pero el baile que le está dando Messi a Casemiro es increíble
pic.twitter.com/unb3VeWvlv— Fan Culé ?? (@LeonardoFCB_) October 24, 2020