Barcelona është shumë larg atij ekipi të madh që ka bërë tifozë nga mbarë bota të dashurohen me lojën e saj. Tashmë katalanasit duket se nuk trembin më as ekipet në pjesën e poshtme të tabelës. Skuadra blaugrana është shokuar ditën e sotme nga Celta Vigo, ndaj të cilës nuk arritën të triumfonin edhe pse ishin duke udhëhequr me shifrat 3-0.
Ansu Fati hapi serinë e golave që në minutën e 5, ndërsa në të 18-n Busquets dyfishon shifrat. Po në pjesën e parë Depay i dërgon shifrat në 3-0 dhe duket se në dhomat e zhveshjeve të Barcelonës nisi festa e parakohshme.
Për katalanasit ndoshta ndeshja shihej si e mbyllur me aq, por jo për Celta Vigon. Iago Aspas ndëshkon portën e Ter Stegen-in në minutën e 52-të, ndërsa në të 74-tën Nolito ngushton më tepër shifrat, E kur gjithçka dukej e mbyllur, në skenë shfaqet sërish Iago Aspas, i cili në minutën e 96 trondit Barçën dhe e fikson rezultatin në 3-3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Iago Aspas goal to equalize at the death ?
https://t.co/Mc1wjsa0M1— Birdiefootball (@birdiefootball) November 6, 2021