VIDEO/ Bajerni vë në punë imagjinatën për zyrtarizimin e veçantë, blerjen e re e presin me salsiçe dhe birrë

Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar blerjen më të re në merkato. Austriaku Zabitcer ka lanë Lajpcigun dhe i bashkohet trajnerit të tij, Nagelsman, deri në vitin 2025 te kampionët e Bundesligës. Gjigantët gjermanë kanë vënë në punë imagjinatën dhe e kanë prezantuar mesfushorin në një mënyrë krejtësisht të veçantë, që ka tërhequr menjëherë vëmëndjen.

Në një video të shpërndarë në faqen zyrtare nga Bajerni i Mynihut torta vieneze largohet nga tryeza e Marcel Zabitcer për ti lënë vendin salsiçeve dhe birrës. “Jo,jo, ndaloni. Asgjë austriake. Këtu jemin ë Bavari“, janë fjalët që dëgjohen në sfond, teksa mesfushorit austriak i serviret një ushqim tipik bavarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *