Milani është ndeshur kundër Parmës në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Kuqezinjtë e kishin ndeshjen në kontroll pasi e mbyllën qetësisht pjesën e parë në rezultatin 0-2 pas golave të Rebiç dhe Kesie.
Trajneri do të tradhtohej nga Zlatan Ibrahimovic në minutën e 60. Askush nuk e kuptoi arsyen teksa arbitri ndali lojën për ti treguar suedezit të kuqin pa u menduar dy herë.
Me shumë gjasa bëhet fjalë për një fjalë më tepër që Ibrahimovic ka thënë ndaj arbitrit dhe ky i fundit nuk e ka toleruar. Vendasit shkurtuan diferencat, por Leao shënoi golin e tretë në minutat e fundit për ta mbyllur ndeshjen në 1-3. /Sport Ekspres/