VIDEO/ As kampionët nuk i bëjnë dot ballë Tiranës, bardheblutë nuk e lëshojnë kreun e Superiores

LIVE, Tirana-Teuta 2-1 Totre 23′, Seferi 67’/ Gruda 83′

Është mbyllur sfida e mbrëmjes së sotme mes Tiranës dhe Teutës. As kampionët në fuqi nuk kanë arritur ti bëjnë dot ballë bardhebluve, të cilët kanë fituar me rezultatin 2-1. Goli i parë erdhi falë një goditjeje të mrekullueshme nga Enur Totre nga jashtë zone, duke nisur kështu festën e kryeqytetasve. Teuta shpërdoroi një rast të pastër me Gjorgjiev në pjesën e parë, ndërsa fraksioni i parë i lojës u mbyll mes ankthit dhe pritjes. Aribtri akordon një 11 metërsh në favor të Seferit, por më pas vendimi u ndryshua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Ndërkohë në pjesën e dytë Tirana tund përsëri rrjetën e Teutës. Këtë herë autori i golit ishte pikërisht Taulant Seferi, i cili pas pasimit perfekt të Xhixhës e kishte të lehtë që në minutën e 67 të shtynte topin në rrjetë. Teuta nuk dorëzohet dhe provon deri në fund të ndryshojë fatin e takimit. Ildi Gruda arrin të shënojë në minutën e 83-të, por pa mundur t’i japë pikë kampionëve në fuqi. Bardheblutë marrin kështu fitoren e 9 në kampionat dhe vazhdojnë të mos e lëshojnë kreun e tableës. Tirana udhëheq tashmë me 30 pikë të grumbulluara, 3 më tepër se Kukësi i vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Bekaj, Toshevski, Beiraçe, Hoxhallari, Ismajlgeci, Limaj, Toli, Totre, Gjumsi, Xhixha, Seferi

Teuta: Qirko, Idrizaj, Aleksi, Ivanoviç, Kotobelli, Akuah, Daja, Lorenco Vila, Kallaku, Emiliano Vila, Gjorgjiev

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online