VIDEO/ Armando Sadiku bën katastrofën në Turqi, futet në minutën e 86 dhe del me të kuq

Nga Klaudio Ndreca

Armando Sadiku e ka humbur tërësish toruan në Turqi dhe nuk po e gjen veten në këtë eksperiencë të re te Erzurumspori. Që nga mbërritja e tij në ekipin e elitës turke nuk ka arritur asnjëherë që të luajë si titullar. Dëmtimi e ka lënë për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë, ndërsa trajneri Mehmet Ozdilek po i beson shumë pak minuta në pjesën e dytë. Kështu ka ndodhur edhe në takimin e sotëm atje ku Erzurumspori priti në shtëpi Goztepe.

Kur rezultati ishte në shifrat 1-1, trajneri aktivizoi Armando Sadikun në minutën e 86 të takimit. Pa kaluar as tre minuta nga aktivizimi sulmuesi shqiptar do të ndëshkohej me karton të verdhë. Ndërkohë në minutën e fundit të takimit është ndëshkuar sërish nga arbitri, për të dalë me karton të kuq nga fusha e lojës.

Sulmuesi shqiptar i fali një mundësi fantastike skuadrës mike për të marrë fitoren në këtë përballje pasi goditja e dënimit ishte afër zonës. Megjithatë portieri Fabien Farnolle do të rezultonte si hero dhe e mbajti portën e paprekur nga goli i dytë, me Armando Sadikun që po e ndiqte gjithçka me ankth afër pankinës, duke u lutur që të mos humbej për fajin e tij. Gjithsesi një torua e humbur tërësisht nga futbollisti që nuk është zgjedhur sërish nga ana e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *