Southampton arriti që të fitonte në shtesë me shifrat 2-3 ndaj Swansea për ta eliminuar nga “FA Cup”. Armando Broja e nisi si titullar në këtë takim, por sulmuesi shqiptar përsëriti sërish një marsh më pak në ndeshjet e Kupës, ashtu si edhe në herën e fundit.
I ndikuar edhe paksa nga vazhdimi i lojës, teksa pas golit të shpejtë të Redmond, Southampton ngeli me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Valery në minutën e 30. Më pas ekipi i Hasenhutl duhej vetëm që të ndiqte topin me vështrim dhe i ndalohej kontakti me të.
Statistikat e pjesës së dytë e tregojnë qartazi dominimin e mbajtjes së topit nga Swansea me 75%. Megjithatë shpërthimet e Armando Brojës janë aty dhe sërish u vu në pah në disa raste, veçanërisht në minutën e fundit të së parës. Sulmuesi shqiptar uli bukur topin dhe kërkoi shkëputjen nga mbrojtësi i Swansea, Cooper.
Ky i fundit u kthye si një “matador” që duhej të ndalonte “demin” me të gjitha mënyrat për të nisur vrullin e tij pasi ekipi nuk ishte i vendosur dhe bëhej fjalë për kundërsulm të rrezikshëm, ku mbrojtësat e Sëansea ishin në mesfushën e Southampton.
Edhe pas mbajtjes nga fanella dhe duke u mbajtur pas krahëve të Brojës, ky i fundit arriti sërish që t’i shkëputet, ndërsa në fund u bë edhe pak nervoz me arbitrin që ndaloi lojën për faull teksa kërkonte vazhdimin e lojës për të mbyllur kundërsulmin e rrezikshëm. /Sport Ekspres/