VIDEO/ Armando Broja praktikon “artin e zi” dhe i shkoi pranë golit të fitores me Totenham, të gjithë kritikojnë arbitrin që i ndali…shpejtësinë

Armando Broja e nisi nga stoli ndeshjen e sotme ndaj Totenham. Sulmuesi shqiptar u fut në fushën e lojës në minutën e 71, teksa Southampton ishte me 10 lojtarë në fushën e lojës. Në ato pak prekje të topit, pasi loja po dominohej nga djemtë e Kontes, Broja tregoi sërish aftësitë e tij. Kështu në minutën e 92 do të vinte edhe pika kulmore. Sulmuesi i Kombëtares praktikoi sërish “artin e zi” për mënyrën sesi “grabitet” topi, duke shkuar te portieri kundërshtar. Por fatkeqësisht goditja e Brojës është ndalur nga Sanchez.

Shumë kritika të mëdha kanë ardhur për arbitrin në “Twitter” sa i përket episodit të fundit të takimit. Pasi Totenhemi kishte goditjen e këndit, lojtarët e Southampton e larguan topin dhe sfera shkoi në këmbët e Brojës. Ky i fundit nisi sprintin nga gjysmëfusha e Southampton dhe hapësira ishte tërësisht e tija pasi Totenhemi ishte hedhur i gjithi në sulm për golin e fitores. Por shpejtësinë e madhe të Brojës që nuk kishte asnjë rival para tij mundi ta ndalte vetëm arbitri që vërshëlleu për fundin e takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *