VIDEO/ Armando Broja debuton me Fulham vetëm 1 ditë pas huazimit, heroi i ndeshjes me 2 gola të shënuar del huazimi tjetër i Chelsea

Burnley-Fulham ishte një ndeshje për t’u ndjekur jo vetëm nga tifozët e këtyre dy ekipeve, jo vetëm ata shqiptarë për shkakun e Brojës, por edhe për tifozët e Chelsea. Kjo pasi kundër njëri-tjetrit, do të luanin dy sulmuesit Fofana dhe Broja. Të dy këta lojtarë janë në formë huazimi, njëri te Burnley dhe tjetrit te Fulham. Fofana është transferuar më herët se Broja dhe ka pasur shumë ditë në dizpozicion për t’u njohur me ekipin. Rezultatet e tij janë fantastike teksa në dy ndeshje, ka realizuar dy gola dhe ka dhënë një asist.

Në ndeshjen e sotme, Fofana u aktivizua nga stoli kur ndeshja ishte 0-2 dhe arriti të shënojë dy gola, duke sjellë barazimin 2-2. Ndërkohë Broja u aktivizua në minutën e 74 dhe nuk la dot gjurmë në këtë takim. I vetmi ndryshim pozitiv për Armandon nga ndeshjet me Chelsea-n, ishte fakti që loja e Fulham bazohet shumë në krosimet e hedhura në zonë dhe kjo i jep avantazh Brojës për të qenë sa më shumë kërcënues me portën kundërshtare. Në këtë mënyrë Broja iu afrua dy herë golit sot, por pa arritur që të llogaris saktësisht kohën e topit. /Sport Ekspres/

Broja debut, Fulham
byu/Albaniafootball insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *