VIDEO/ Arbitrimi i Enea Jorgjit në “Europa League”, sa shumë polemika dhe vështirësi në Turqi

Enea Jorgjit i është besuar sërish një ndeshje në “Europa League”, duke marrë vlerësimin e UEFA-s. Bëhej fjalë për takimin mes Beshiktashit dhe Slovan Bratislavës, e mbyllur më shifrat 2-1. Por ekipi turk ka pasur dy pakënaqësi ndaj Jorgjit, të paktën deri në shtesë. E para është disi e sheshuar, megjithëse nuk lihet pa komentuar.

Bëhet fjalë për minutën e 75, atje ku pas një goditje këndi, topi ka prekur dorën e një prej lojtarëve të Bratislavës. Jorgji gjendej pranë aksionit dhe duke vlerësuar sferën që po dilte nga zona si një lojë që duhej të vazhdonte.

Megjithatë të gjithë lojtarët e Beshiktashit kanë reaguar kundër, por Rroco në të njëjtin aksion ka tundur rrjetën për 1-1. Për të kaluar në minutën e 82, kur Elneny ka pretenduar një penallti për Beshiktash duke u rrëzuar në zonë, por sërish është vazhduar loja. Të gjitha vërshëllimat do të pushonin në minutat shtesë, atje ku është akorduar në favor të ekipit turk për të vendosur edhe fatin e takimit. /Sport Ekspres/

 

Rasti i polemizuar si penallti 

https://twitter.com/GolMerkezi/status/1200136130894675968

Penalltia e dhënë

https://twitter.com/GolMerkezi/status/1200138626157420544