Juventusi ka prerë biletën për në fazën tjetër të Europa League-s. Bardhezinjtë kanë mposhtur me shifrat e thella 0-3 Nantes-in në transfertë, duke e lënë pas dore atë humbje në Torino. Ishte Angel Di Maria ai që mori për dore “Zonjën e Vjetër”, teksa ishte autori i të tre golave të shënuar.
Argjentinasi nisi serinë e golave që në minutën e 5, kur shtangu francezët me një gol spektakolar që erdhi i gjithi falë aftësive të tij të jashtëzakonshme teknike. Në minutën e 20 ishte përsëri Di Maria ai që tundi rrjetën, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë. Nantes detyrohet të luajë me 10 lojtarë që prej minutës së 17, duke e vështirësuar tej mase ndeshjen kundër Juventusit. S
igurisht që me një futbollist më tepër në fushë bardhezinjtë e kishin më të lehtë të donimonin lojën dhe të shënonin në portën e francezëve. Angel Di Maria shfaqet përsëri i rrezikshëm për portierin kundërshtar, teksa në minutën e 78 e dërgon përsëri topin në rrjetë dhe mbyll përfundimisht historinë e kësaj sfide./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Di Maria
What a goal? pic.twitter.com/ffYeIDd8Jh— Immaculate (@ImmaculateUTD) February 23, 2023