Përse hyri Pilo në fushë dhe jo Ernest Muci? Ky ishte diskutimi i ngritur në Shqipëri menjëherë pas ndeshjes Poloni-Shqipëri. I ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, Florian Riza, ka treguar edhe arsyen për këtë vendim të Silvinjos.
“Mbrojtësi i djathtë i Polonisë ishte ndër më aktivët dhe po sulmonte vazhdimisht në krahun e djathtë, duke e bërë edhe Mitajn që të vuante. Gjatë ndeshjes që luhet, video-analisti i Kombëtares dërgon relacione në kohë reale të ndeshjes, të vazhdueshme, sa i përket lojtarëve, kjo ishte arsyeja që ai vendosi Pilon, për të balancuar akoma më shumë ndeshjen”, tha Riza. /Sport Ekspres/