Adnan Januzaj ka shënuar golin e parë për vitin 2022 në La Liga. I futur në fushë në minutën e 6 pas një dëmtimi të pësuar nga Barrentexea, Januzaj do të kthehej shpejt në protagonist. Një aksion fantastik i Socidedadit dhe që ishte për t’u pasur zili do të shpërblehej në minutën e 14.
Januzaj u gjend para portës kundërshtare dhe goditi për të kaluar edhe portierin. Kështu do të vinte avantazhi i përkohshëm i Sociedad, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 58 me Joselu nga pika e bardhë e penalltisë. /Sport Ekspres/