VIDEO/ 5 gola, panenka e Asanit dhe pafund raste, ja çfarë dhuroi Partizani i Ilir Dajës

Partizani e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri. Megjithëse të dënuar për të mos zhvilluar merkato në verë, të kuqtë duket se do të jenë një pengesë e vështirë për çdo ekip të Superiores. Me një strateg si Ilir Daja në krye të pankinës, kryeqytetasit kanë mposhtur me festival golash Ilirinë në fazën 1-16 të Kupës së Shqipërisë, teksa takimi përfundoi në shifrat 5-0.

Plot 5 gola të shënuar dhe pafund raste të shpërdoruara pati kjo ndeshje për Partizanin, që duket se tundja e rrjetës nuk do të jetë një problem për djemtë e Dajës këtë sezon. Ndërkohë në listën e golashënuesëve ishte edhe Jasir Asani, i cili mposhti portierin kundërshtar nga pika e bardhë e penalltisë me një panenka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *