Nuk ka fitues në klasiken e futbollit shqiptar. Vllaznia dhe Tirana janë larguar me nga një pikë nga “Loro Boriçi”, teksa ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-2. Të parët që kaluan në epërsi ishin bardheblutë, të cilët shënuan në minutën e 22-të me anë të Validit. Ndërkohë në minutën e 55 të pjesës së dytë ndeshja u kthye sërish në baraspeshë. Bekim Balaj mori përsipër gjuajtjen e një 11 metërshi dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Tirana u kundërpërgjigj në minutën e 75 me anë të Ismajlit, por festa zgjati vetëm 3 minuta. Bekim Balaj shënoi një super gol nga goditja e dënimit, duke i dhënë kështu një pikë Vllaznisë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme të futbollit shqiptar./Halit Delibashi-SportEkspres/