Pas humbjes tenistike në ballafaqimin e parë, i njëjti fat duket se do ta përndjekë Spartën e Pragës edhe mbrëmjen e sotme. Liverpool-i e ka nisur vrullshëm takimin, teksa në minutën e 14 udhëhiqte me shifrat 4-0.
Në minutën e 7 Nunez-i zhbllokoi rezultatin, ndërsa vetëm një minutë më vonë Clark-u dyfishoi shifrat. Ndërkohë Salah në minutën e 10 dhe Gakpoja në të 14-n i dërguan shifrat në 4-0. Në tërësi, Liverpool-i shënoi 4 gola në harkun kohor të 7 minutave. Një tronditje pa nisur mirë loja për Spartën e Pragës, e cila po mëson se ç’do të thotë të luash në një stadium si “Anfield Road”. Theksojmë se aktualisht është luajtur vetëm gjysma e pjesës së parë të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??| GOAL: Gakpo makes it FOUR!
Liverpool 4-0 Sparta Prauge
pic.twitter.com/pkRpDRaPGk— Transfer Sector (@TransferSector) March 14, 2024