Vëzhguesit e Fenerbahçes ndjekin Muçin në Shqipëri, gjiganti turk në radhë për talentin bardheblu

Ernest Muçi është lojtari më i përfolur në Kategorinë Superiore sa i përket çështjes së merkatos. Skuadra të njohura europiane kanë rënë në gjurmët e tij, por te Tirana e dinë mirë vlerën e xhevahirit që kanë në ekip, duke kërkuar të përfitojnë sa më shumë financiarisht nga shitja e tij.

Pas emrave si Rapidi i Vienës, Genti, Shalke apo edhe Verona, në radhë shtohet gjiganti turk, Fenerbahçe. Skuadra nga Stambolli kërkon të investojë për të ardhmen dhe talenti bardheblu duket një blerje me mend në zyrat e drejtuesve të klubit.

Sipas raportimeve nga mediat në Turqi, vëzhguesit e Fenerbahçes kanë mbërritur në Shqipëri për ta ndjekur nga afër Ernest Muçin, që këtë sezon ka marrë peshën e sulmit te Tirana. Në rast të një raporti pozitiv nga paraqitjet e sulmuesit 19-vjeçar, atëherë do të kalohet në fazën e negociatave për ta veshur Muçin me ngjyrat verdheblu të ekipit të njohur turk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *