“Vetëvrasje” e kuqe, Skënderbeu feston dhe arratiset

Në Korçë mundohen të mos e mbajnë mendjen tek UEFA. Natyrisht, mendja prej dënimit të mundshëm nuk hiqet lehtë, por nëse nuk ka ardhur ende vendim, është e kotë që të demoralizohen. Sot Skënderbeu priste Partizanin, për korçarët është armiku, ai që akuzohet se e lufton Skënderbeun në fushë e jashtë saj.

Duhej një fitore, ajo erdhi. Një sukses 1-0 që shijon shumë në Korçë, edhe për faktin se Partizani ia futi vetes, si i thonë fjalës.

Gojkoviç shënoi në portën e vet në një ndeshje të bukur e të ekuilibruar, ku goli dukej se nuk do të dilte në dritë, në rast se nuk ndodhte ndonjë çudi.

Nuk shënoi as Xhejms Adeniji, kur i doli një rast i artë në pjesën e parë, ndaj frika e barazimit pa gola ishte reale, me të rikthyerin në stol Starova, i cili kishte ndërtuar një strategji perfekte mbrojtëse.

Megjithatë, festën e nisi Gojkoviç, i cili shënoi në portën e vet në mënyrë paksa komike, sepse kishte mundësi të evitonte çdo problem, me atë top të gjatë që dukej lehtësisht i kontrollueshëm.

Është Partizani, ka raste që i shkon ters gjithçka, ndaj nuk ka pse të habitemi. Skënderbeu arratiset, titulli në xhep, ndërsa Partizani sheh me dhimbje t’i ikin iket, herë për arbitrat, herë për fat e herë për gafat e veta.

SKËNDERBEU – PARTIZANI 1-0

Shënues: Gojkoviç 63′ aut.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Aliti, Radas, Mici, Dita, Nimaga (Muzaka 58′), Gavazaj (Demte 90′), Osmani (Vila 68′), Xhejms Adeniji, Soue.

Trajner: Ilir Daja

Partizani: Hoxha, Kotobelli (Sulejmani 75′), Gojkoviç, Belica, Ibrahimi, Mala (Abdurahimi 68′), Trashi, Batha, Asani, Progni (Lukas 71′), Bardhi.

Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Mici 50′, Radas 85′ / Progni 45′

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Enea Jorgji

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *