Vetëm tre ditë pas zyrtarizimit te gjigandët e Turqisë, Beshiktashi projekton menjëherë si titullar Ernest Muçin për ndeshjen në kampionat

Ernest Muçi është zyrtarizuar te Beshiktashi me bujë të madhe dhe jehonë në mediat sportive. Njëkohësisht tifozët e ekipit turk janë lumturuar me këtë afrim, pasi kanë ndjekur disa nga momentet më të mira të talentit shqiptar te Legia e Varshavës.

Vetëm tre ditë nga zyrtarizimi dhe Muçin e pret menjëherë vendi i titullarit. TRT Sport raporton se për ndeshjen e nesërme që do të luhet në orën 18:00 mes Kaysespor dhe Beshiktas, Muçi do të jetë titullar. Por mbetet të shihet ende se cili do të jetë vendimi i trajnerit deri nesër, ndërsa sot është zyrtarizuar fakti se Ernesti do të jetë pjesë e skuadrës për atë takim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *