Vetëm një ndeshje nga sezoni i ri te Manchester United, Raphael Varane i kërkon menjëherë largimin klubit

Mbrojtësi francez Raphael Varane thuhet se po i kërkon klubit që ta lërë të largohet në rast të një oferte të mirë. Kur Manchester United nënshkroi Varane verën e kaluar, tifozët u gëzuan me besimin se kishin nënshkruar me një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror. Megjithatë, shpejt u bë e qartë se Varane nuk është më lojtari që ka qenë. Francezi tani është shumë përtej ditëve të tij më të mira në Real Madrid.

Varane nuk startoi kundër Brighton të dielën, ashtu si ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo dhe United humbi papritur 2-1 para tifozëve të tyre. Francezi ishte i zhgënjyer me vendimin e trajnerit të ri Erik ten Hag për ta lënë atë në stol dhe tani ai do të preferonte të ndryshonte klubin, edhe pse u soll për 40 milionë funte vetëm verën e kaluar. 29-vjeçari luftoi për minuta në sezonin e tij debutues në klub, duke u paraqitur në vetëm 28 nga 47 ndeshjet e mundshme për shkak të lëndimeve dhe problemeve shëndetësore me të cilat po përballej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *