Vetëm Mesi/ Situata te Barcelona është alarmante, nuk goditi asnjë lojtar në portë ndaj Seviljas

Barcelona humbi 2-0 ndaj Sevijës dhe duke qënë kështu me një “këmbë” jashtë finales së Kupës së Spanjës. Golat u shënuan nga Kounde dhe Rakitiç, ish lojtari i Barcelonës për 6 vite me radhë. Megjithatë  disfata ndaj Sevijës nuk duket problemi i vetëm tek katalanasit. Statistikat në fund të ndeshjes treguan se blaugranasit e goditën portën vetëm katër herë dhe të katërta tentativat u kryen nga Lionel Mesi.

Grizman dhe Dembele dukeshin inekzsitente në fushën e lojës ,duke mos e ndihmuar aspak skuadrën që të shtynte përpara. Lionel Mesi provoi gjithçka, megjithatë i vetëm nuk mund të shkonte më shumë. Kjo situatë duket mjaft alarmante, pasi drejtuesit nuk po arrijën t’i ofrojnë argjentinasit një skuadër konkurente në mënyrë që ta bindin për të rinovuar në verë. Largimi i 6 herë fituesit të Topit të Artë duket më pranë se kurrë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *