Teuta ka arritur të mund sërish Tiranën duke fituar në shifrat 1-2, ndërsa në minutat e fundit luajti edhe me 10 lojtarë për shkakun e ndëshkimit me karton të kuq t? Arapit. Superkupa i bashkohet edhe Kupës që u fitua, ndërsa tani diskutohet edhe për Europën. Megjithatë Martini është me këmbë në tokë sipas asaj që raporton Supersport, duke ditur se Granada nuk lë shumë shpresa.
“Jemi një, jemi bërë një familje jemi të gjithë bashkë, ky është çelësi i suksesit. Granada? Me thënë të drejtën, ishte e vetmja që s’doja të na binte. Çfarë të bëjmë, futbolli kështu e ka. Ka për të qenë një eksperiencë e mirë për ne. Ndeshjen në Durrës e kemi, fillon kampionati pastaj dhe duhet të fokusohemi aty. Ju e dini mundësitë reale tona.
Do të preferoja edhe për Steauan edhe me Apollon Limasolin. Po të kishim luajtur në Durrës, do të kishim shanse për kualifikim. Një ndeshje teke është është, do të bëjmë hyzmetin, megjithëse e dimë kë kemi përballë”, u shpreh Martini. /Sport Ekspres/