Vetëm 45 minuta mjaftojnë me Arsenalin, Manchester Cityt i duhet vetëm De Bruyne

Manchester City nuk hedh një hap të gabuar këtë javë, duke marrë tre pikët kundër Arsenalit dhe duke e çuar në 14 diferencën me kryesuesit e Liverpool. “Qytetarët” e Guardiolës e gjetën golin shumë shpejt, teas në minutën e dytë të takimit arritën ta dërgonin topin në rrjetë me anë të De Bruyne.

Ky i fundit do të ishte njeriu i ndeshjes që i fali fitoren ekipit të tij, pasi në minutën e 15 dhuron një asist për Sterling, që nuk gabon të shënojë. Ndërsa vetëm 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë, lojtari belg surprizon “topçinjtë” me një gol mjaft të bukur nga distanca. Cityt i mjaftojnë kështu vetëm 45 minuta për të vendosur fatin e takimit, ndërsa Arsenali ishte i pafuqishëm për të reaguar dhe për të ndëshkuar ekipin e Guardiolës./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online